Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 1 ditë më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ministri Blendi Gonxhja mori pjesë në Dëgjesën Jubilare të Papa Leonit XIV në Vatikan, ku falënderoi Atin e Shenjtë për vëmendjen ndaj kulturës shqiptare.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, mori pjesë në Dëgjesën Jubilare të Papa Leonit XIV, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, në kuadër të Ditës Kulturore të Arbëreshëve.
Gonxhja e cilësoi këtë moment një privilegj të veçantë, duke theksuar emocionet që përjetoi teksa dëgjoi fjalën e Atit të Shenjtë përpara mijëra besimtarëve nga e gjithë bota.
“Përveç nderit të jashtëzakonshëm për ta dëgjuar nga afër Atin e Shenjtë përpara mijëra besimtarëve nga e gjithë bota, pata kënaqësinë ta falënderoj për vëmendjen ndaj vlerave të kulturës shqiptare,” u shpreh ministri.
Ai shtoi se ftesa e posaçme e Selisë së Shenjtë i mundësoi jo vetëm një takim të ngrohtë me Papën, por edhe një përshëndetje të dedikuar për përfaqësuesit e komunitetit arbëresh.
“Ftesa speciale e Selisë së Shenjtë na mundësoi jo vetëm takimin e përzemërt, por edhe një përshëndetje të Tij me grupin e përfaqësuesve të komunitetit arbëresh, në kuadër të Ditës Kulturore të Arbëreshëve, në Romë,” shkroi Gonxhja.
Në fjalën e tij, ministri theksoi ndikimin që mesazhi i Papës pati tek pelegrinët dhe audienca mbarëbotërore:
“Mesazhi i Tij për solidaritet dhe shpresë mbushi zemrat e pelegrinëve prezent dhe gjithë audiencës botërore!”, shprehet ministri.
Në 90-vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë, një nga figurat më madhore të letërsisë dhe ndërgjegjes kombëtare shqiptare, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme organizoi sot një ekspozitë përkujtimore kushtuar jetës, veprës dhe rolit të tij historik.
13:21 1 ditë më parë28.01.2026.
Autori
Filmi horror me vampirë, Sinners, vendos një rekord të ri në çmimet Oscar, duke marrë 16 nominime.
20:36 6 ditë më parë22.01.2026.
Autori
Nxënësi 10-vjeçar Molos Gashi, nga Prishtina ka ngritur flamurin e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke fituar katër medalje në olimpiada prestigjioze ndërkombëtare të shkencës, kodimit dhe inteligjencës artificiale, mes pjesëmarrësve nga mbi 21 shtete të botës.
19:42 6 ditë më parë22.01.2026.
Autori
Skulptorët u mblodhën gjatë fundjavës në qytetin e ftohtë të Harbinit në veri të Kinës për Festivalin vjetor të Akullit dhe Borës.
15:19 24 ditë më parë05.01.2026.
Autori
Jo vetëm për të apasionuarit e udhëtimeve, por edhe për ata që janë pushues një herë në vit, për 2026 ka mjaft destinacione të bukura për të eksploruar.
13:56 28 ditë më parë01.01.2026.
Autori
1.4 milionë euro do të investojë Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit për të rijetëzuar të paktën 7 salla kinemaje në disa qytete të vendit, në mënyrë që filmat të rikthehen pranë publikut shqiptar.
15:34 30 ditë më parë30.12.2025.
Autori
Ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare Shemsi Krasniqi, vokalisti i grupit “Ilirët”. Shkaqet e ndarjes nga jeta janë ende të paqarta.
18:15 38 ditë më parë22.12.2025.
Autori
Arti tradicional i të kënduarit, të luajturit dhe i prodhimit të lahutës është tashmë pjesë e trashëgimisë botërore jomateriale të UNESCO-s, i përfshirë në listën e elementeve që kanë nevojë për mbrojtje urgjente.
15:40 51 ditë më parë09.12.2025.
Autori
Aktivitet solemn në Selinë e Shenjtë, ngjarje që u kthye edhe në një takim të rëndësishëm institucional. Një mënyrë për të forcuar urat e kujtesës dhe për të rritur praninë kulturore shqiptare në arenën ndërkombëtare.
11:30 54 ditë më parë06.12.2025.
Autori
Komente (0)