Moti i keq, shtyhet sërish nisja e shkollës në Kosovë

Moti i keq ka përfshirë edhe Kosovën, dhe rënia drastike e temperaturave ka bërë që Agjencia e Menaxhimit Emergjent të raportojë për vërshime në disa pjesë të Kosovës, teksa shtoi se me nisjen e reshjeve të borës, zbutet rreziku nga vërshimet.

11.01.2026. 17:47

Për këtë arsye ministria e Arsimit në Kosovë ka shtyrë edhe një herë rifillimin e vitit shkollor pas festave. Komuna e Malishevës, përmes një njoftimi të ndarë, shtyu për dy ditë, përkatësisht për 14 janar nisjen e gjysmëvjetorit të dytë të shkollës. Ndërkaq, drejtoria e Arsimit në Fushë-Kosovë tha se ka vendosur që ta shtyjë rinisjen e mësimit deri më 19 janar. Ministria e Arsimit veçse ka shtyrë nisjen e gjysmëvjetorit të dytë për 12 janar, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)