Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 2 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Policia e Kosovës po punon për identifikimin e disa personave që shfaqen në një video duke djegur librin e Kuranit. Për ngjarjen ka reaguar dhe Bashkësia Islame e Kosovës.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet pas publikimit të disa imazheve në rrjetet sociale, ku persona të paidentifikuar shihen duke dëmtuar librin e shenjtë të Kuranit.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Çabrat të Gjakovës, teksa motivet e këtij veprimi dhe autorët e tij ende nuk dihen.
"Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori i prokurorisë speciale, përderisa jemi duke ndërmarr veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë për mediat e Kosovës zëdhënësja e policisë Krasniqi.
Ndërkohë që për rastin ka reaguar dhe Bashkësia Islame e Kosovës përmes myftiut Naim Tërnava, i cili kërkon vënien e autorëve përpara përgjegjësisë dhe shmangien e akteve të përçarjes.
Reagimi i plotë i Tërnavës në rrjetet sociale
Jam thellësisht i tmerruar dhe i tronditur nga akti vandal dhe kriminal i djegies dhe përdhosjes së Kuranit të Shenjtë, i kryer me porosi dhe mision të qartë kriminal nga persona ende të panjohur në Çabrat të Gjakovës.
Një veprim i tillë është plotësisht i papranueshëm, pasi cenon rëndë vlerat universale humane të qytetërimit botëror dhe, njëkohësisht, godet drejtpërdrejt parimet, traditën dhe identitetin e popullit tonë.
Populli shqiptar, ndër shekuj, është njohur dhe është identifikuar për harmoni, bashkëjetesë dhe mirëkuptim ndërfetar, si dhe për respektimin e besimit, kulturës dhe traditës së tjetrit, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme që lidhen me fenë dhe besimin.
Fatkeqësisht, këto vlera dhe parime janë vënë në shënjestër kohëve të fundit nga lëvizje të errëta që, në emër të një “shqiptarie” të deformuar dhe të ashtuquajturit “kthim në rrënjë”, po promovojnë urrejtje, përçarje dhe dhunë.
Individë të caktuar dhe grupe të organizuara, duke manipuluar, shpifur dhe instrumentalizuar opinionin publik, po përhapin gjuhë urrejtjeje dhe po bëjnë thirrje të hapura për dhunë ndaj shqiptarëve të besimit mysliman, si dhe për zhdukjen e trashëgimisë dhe kulturës islame.
Kjo propagandë e rrezikshme, në raste edhe tronditëse, është përkrahur madje nga persona, që mbahen dhe paguhen si profesorë universitarë, duke marrë shembuj dhe modele të errëta të gjenocidit grek dhe serb ndaj shqiptarëve myslimanë.
Djegien dhe përdhosjen e Kuranit në Gjakovë e shohim si një akt konkret dhe alarmues, si pasojë direkte e këtyre ideologjive antishqiptare dhe antiislame, të cilat synojnë realizimin e projekteve dashakeqe sipas modeleve të huaja që historikisht kanë qenë armiqësore ndaj shqiptarëve të besimit islam.
Me këtë rast, kërkojmë nga organet kompetente shtetërore që të ndërmarrin menjëherë veprimet e nevojshme ligjore ndaj autorëve të këtij akti kriminal, por edhe ndaj ideatorëve, mentorëve dhe ideologëve të kësaj ideologjie të rrezikshme, të cilët veprojnë duke u fshehur pas parullave të rreme të “fjalës së lirë”, “të drejtës së besimit” dhe një shqiptarie të deformuar sipas interesave të tyre.
Ftoj institucionet shtetërore, edhe njëherë, që të marrin masa adekuate dhe konkrete për të ruajtur kohezionin shoqëror, vlerat autentike të popullit tonë, harmoninë ndërfetare dhe interesin e përgjithshëm të qytetarëve dhe të trojeve tona.
Policia e Kosovës ka arrestuar 3 zyrtarë të Komunës së Prishtinës për marrje rryshfeti dhe shpërdorim detyre. Për ngjarjen reagoi dhe kryekomunari Rama.
21:00 18 h më parë27.01.2026.
Autori
Është vënë në pranga pronari dhe dy drejtues të fabrikës së biskotave në Greqi, ku një ditë më parë 5 punonjëse humbën jetën nga një shpërthim.
20:28 18 h më parë27.01.2026.
Autori
4 persona mbetën të plagosur si pasojë e shpërthimit të një tubacioni uji, gjatë punimeve infrastrukturore në Selanik.
23:00 1 ditë më parë26.01.2026.
Autori
Ish-lideri i entitetit serb në Bosnje, Republika Srpska, Milorad Dodik, ka marrë një ftesë për të qenë pjesëmarrës në Mëngjesin e Lutjes të organizuar nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
18:12 1 ditë më parë26.01.2026.
Autori
Policia greke vijon hetimet për vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos. Sipas mediave atje dyshimet janë fokusuar tek një tjetër shqiptar, nga Tepelena. Bëhet fjalë për Xhuliano Halili, 44 vjeç, i dënuar në shtetin helen me burg përjetë.
10:05 2 ditë më parë26.01.2026.
Autori
Këtë të hënë në Maqedoninë e Veriut, rreth 370 automjete të rënda do të bllokojnë të gjitha pikat kufitare.
08:05 2 ditë më parë26.01.2026.
Autori
Municion dhe granata dore janë sekuestruar këtë të dielë në Zveçan, në veri të Kosovës.
18:20 2 ditë më parë25.01.2026.
Autori
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për BBC lidhur me nënshkrimin në Davos të anëtarësimit të Kosovës në Bordin e Paqes për Gazën.
17:20 2 ditë më parë25.01.2026.
Autori
Gjykata e Prizrenit ka lënë në burg 1 muaj 23 persona, të dyshuar në manipulimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të dhjetorit.
14:41 3 ditë më parë25.01.2026.
Autori
Komente (0)