Kosova në Bordin e Paqes, Kurti: Kosova synon të luajë rol në promovimin e paqes në botë

“Kosova synon të luajë një rol aktiv në promovimin e paqes në nivel global, duke u angazhuar kudo ku ka nevojë”. Kështu u shpreh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, teksa komentoi pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes.

30.01.2026. 13:40

Kosova në Bordin e Paqes, Kurti: Kosova synon të luajë rol në promovimin e paqes në botë

“Kosova synon të luajë një rol aktiv në promovimin e paqes në nivel global, duke u angazhuar kudo ku ka nevojë”. Kështu u shpreh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, teksa komentoi pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, nismë e presidentit amerikan Donald Trump për rindërtimin e Gazës, e goditur rëndë nga lufta.

Kurti theksoi se pjesëmarrja e Kosovës në këtë bord është vazhdimësi e kontributit të vendit për paqe, duke nisur nga pjesëmarrja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese. Ai përmendi pjesëmarrjen e FSK-së në konferencën e dhjetorit 2025 në Doha, të organizuar nga Komanda Qendrore e SHBA-së, ku diskutohej roli i Kosovës në misionet ndërkombëtare.

“Prandaj kemi qenë të interesuar të marrim pjesë edhe në organet vendimmarrëse politike”, tha Kurti.

Ai shtoi se Kosova e kupton rëndësinë e solidaritetit, pasi ka përfituar nga paqe ndërkombëtare në të kaluarën. Për Gazën, qeveria ka ndarë gjysmë milioni euro dhe Kurti siguroi se ky proces humanitar do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)