Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 1 ditë më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një vizitë në Vatikan, ku u takua dhe me Papa Leon XIV. Mësohet se Osmani ka kërkuar nga Ati i Shenjtë që Vatikani të njohë Kosovën.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një vizitë në Vatikan, ku është takuar me Papa Leon XIV, por edhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Mësohet se gjatë audiencës me Atin e Shenjtë, Osmani mes të tjerash ka kërkuar që Vatikani të njohë shtetin e Kosovës.
Sipas Osmanit, kjo gjë do të shërbente për të mirën e Kosovës, por edhe të paqes në rajon.
“Paraqita shpresën dhe besimin e gjithë popullit të Kosovës që Vatikani më në fund të marrë vendimin për njohjen e Republikës së Kosovës, duke njohur vuajtjet e gjata të popullit tonë për të jetuar i lirë, i pavarur dhe në demokraci. Një vendim i tillë do të kontribuonte jo vetëm në mirëqenien dhe suksesin e Kosovës, por edhe në paqen dhe stabilitetin në rajon dhe në kontinentin evropian”, tha mes të tjerash Osmani.
Presidentja Osmani bëri të ditur se gjatë vizitës ka përcjellë urimet e popullit të Kosovës për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, si dhe ka ftuar Papa Leon XIV që të vizitojë Republikën e Kosovës.
Një tjetër shqiptar është plagosur me thikë në një burg të Greqisë nga një tjetër i dënuar, vetëm disa ditë pas vrasjes së Jani Aliajt.
21:48 55 min më parë29.01.2026.
Autori
Një sasi rekord prej 5 tonësh marijuanë janë sekuestruar nga policia në Serbi. Sekuestrimi, i cili është më i madhi i realizuar ndonjëherë nga policia serbe është bërë në fshatin Konjuh të Krushevcit.
21:17 1 h më parë29.01.2026.
Autori
Në seancën e sotme gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, i akuzuari Naim Murseli gjatë dhënies së dëshmisë së tij deklaroi se marrëdhënia me ish-bashkëshorten ka qenë e mirë dhe pa dhunë.
17:43 5 h më parë29.01.2026.
Autori
Serbia ka vendosur të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Lajmi u dha nga presidenti Aleksandër Vuçiç.
16:49 5 h më parë29.01.2026.
Autori
Një laborator droge me vlerë 700 mijë euro është sekuestruar në Firence të Italisë. Sipas medias atje, në pranga ka rënë një shqiptar dhe tre shtetas kolumbianë.
07:35 15 h më parë29.01.2026.
Autori
Policia e Kosovës ka gjetur një tjetër arsenal armësh në një banesë të braktisur në Mitrovicën e Veriut.
21:14 1 ditë më parë28.01.2026.
Autori
Dy persona të maskuar kanë grabitur një pikë këmbimi valuator në Pejë. Autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
19:46 1 ditë më parë28.01.2026.
Autori
15 kryesues komisionesh zgjedhore do të mbahen të ndaluar për 48 orë pas rinumërimit të votave që gjetën parregullsi të mëdha në votat për kandidatët për deputetë dhe në Malishevë. Ata akuzohen për falsifikim të rezultatit zgjedhor.
19:29 1 ditë më parë28.01.2026.
AutoriSkena si në filma janë regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Podujevës, ku një i ri ka përdorur armë zjarri të llojit kallashnikov, për të shtënë në ajër gjatë një incidenti.
18:55 1 ditë më parë28.01.2026.
Autori
Komente (0)