Angelina Jolie, nga gjyqi i “500 milionë dollarëve” me Brad Pitt, te vjedhja e emrit të studios

Angelina Jolie është përfshirë në një tjetër betejë ligjore, këtë herë për emrin e studios së saj artistike në Nju-Jork, ndërsa paralelisht vazhdon konflikti i ashpër gjyqësor me ish-bashkëshortin Brad Pitt për pronën luksoze Chateau Miraval në Francë.

Burimi: The Sun

27.12.2025. 21:59

Angelina Jolie, nga gjyqi i “500 milionë dollarëve” me Brad Pitt, te vjedhja e emrit të studios

Angelina Jolie është përfshirë në një tjetër betejë ligjore, këtë herë për emrin e studios së saj artistike në Nju-Jork, ndërsa paralelisht vazhdon konflikti i ashpër gjyqësor me ish-bashkëshortin Brad Pitt për pronën luksoze Chateau Miraval në Francë.

Sipas raportimeve, aktorja 50-vjeçare po përballet me një proces ligjor për markën Atelier Jolie, studio arti e hapur në Manhattan në nëntor të vitit 2023. Problemi lidhet me faktin se ekziston një tjetër biznes me të njëjtin emër, Atelier Jolie, i regjistruar dhe funksional që nga viti 2021 në Easton, Pennsylvania. Ky biznes, i drejtuar nga artistja dhe sipërmarrësja Omnaia Jolie Abdou, operon gjithashtu si galeri arti dhe kafene, me një koncept të ngjashëm.

Dokumentet e paraqitura në Zyrën Amerikane të Patentave dhe Markave tregojnë se Omnaia Jolie Abdou ka kundërshtuar zyrtarisht kërkesën e Angelina Jolie për regjistrimin e markës, duke pretenduar se përdorimi i emrit është i hershëm, i vazhdueshëm dhe ka krijuar njohje te publiku. Sipas saj, përdorimi i dy emrave identikë mund të shkaktojë konfuzion te konsumatorët.

Nga ana tjetër, avokatët e Angelina Jolie kanë hedhur poshtë këto pretendime, duke argumentuar se nuk ka konkurrencë reale mes dy bizneseve dhe se mundësia e konfuzionit është minimale. Aktualisht, palët janë në negociata për një marrëveshje, e cila mund të përfundojë me një zgjidhje financiare që do t’i lejonte Jolie të përdorte emrin.

Kjo çështje ligjore vjen në një kohë kur Jolie vazhdon edhe betejën gjyqësore me Brad Pitt për pronësinë e vreshtit të famshëm Chateau Miraval. Çifti e bleu pronën në vitin 2011 për rreth 60 milionë dollarë, ndërsa sot vlera e saj vlerësohet deri në 500 milionë dollarë. Konflikti shpërtheu pasi Jolie shiti pjesën e saj në vitin 2021, veprim që Pitt e ka kundërshtuar ligjërisht, duke kërkuar dëmshpërblim të madh financiar.

Ndërkohë, Jolie ka reaguar me një padi, duke e çuar konfliktin mes dy yjeve të Hollivudit në një tjetër fazë të ashpër ligjore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)