U arrestua për armëmbajtje pa leje, Gjesti lirohet nga paraburgimi

Artisti i famshëm Gjesti është liruar nga paraburgimi në Prishtinë, pasi u arrestua për armëmbajtje pa leje.

19.03.2026. 15:16

U arrestua për armëmbajtje pa leje, Gjesti lirohet nga paraburgimi

Artisti i famshëm Gjesti është liruar nga paraburgimi në Prishtinë, pasi u arrestua për armëmbajtje pa leje. 

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dhënë sot vendimin për ndërprerjen e masës ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, një javë pas ndalimit të tij.

Ai do të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa avokatët e tij janë shprehur se paraburgimi nuk është masë proporcionale. "Në bazë të nenit 159 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, i cili përcakton parimin e proporcionalitetit në caktimin e masave të sigurisë, paraburgimi s’ka qenë masë proporcionale", kanë thënë ata.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)