Përdorën vetëm spraj djegës, grabiten 2,7 mln dollarë në qendër të Tokios
Neutralizuan pesë viktimat pa përdorur asnjë armë, paratë do të transportoheshin me makinë drejt Hong Kongut.
11:44 2 h më parë30.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Shkon në tre numri i të shoqëruarve nga policia, si të dyshuar për ekzekutimin e Edmond Mëhallas në automjetin e tij. Hetimet vijojnë, sepse nuk përjashtohet që në ngjarje mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë.
Një tjetër person është arrestuar lidhur me ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan, krim që tronditi qytetin dhe opinionin publik pak ditë më parë. Policia ka njoftuar se në prangat e saj ka rënë Nevzat Spaho, 33 vjeç, i kapur gjatë një operacioni në Prrenjas. Ai bëhet personi i tretë i arrestuar si i dyshuar në përfshirje në ngjarje.
Sipas burimeve hetimore, Spaho është person me precedentë penalë dhe dyshohet se ka qenë ekzekutori me armë në vrasjen e shtetasit. Grupi hetimor bën me dije se arrestimi i tij është rezultat i disa orëve ndjekjeje, survejimi dhe verifikimesh të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit.
Hetuesit po punojnë intensivisht për të zbardhur të gjithë dinamikën e krimit. Arrestimi i Spahos pritet të ndihmojë në qartësimin e motivit të ngjarjes dhe në identifikimin e roleve të personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.
Pas tre personave të arrestuar, policia mbetet në kërkim të bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm. Kontrollet vijojnë në disa zona të qarkut Elbasan dhe Prrenjas, pasi dyshohet se në vrasje mund të kenë marrë pjesë edhe persona të tjerë. Hetimet janë ende në zhvillim dhe priten detaje të reja në orët në vijim.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, duke theksuar se Shqipëria nuk ka nevojë as për “demokraci me molotovë”, por as për një “stabilokraci”.
14:28 14 min më parë30.01.2026.
Autori
Ministrja Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me stafin drejtues dhe ekipin e ekspertëve dhe specialistëve të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë të Arsimit Parauniversitar.
14:17 25 min më parë30.01.2026.
Autori
Amnistia penale pritet të marrë dritën jeshile nga qeveria për t’u depozituar në Kuvend. Ministria e Drejtësisë ka përgatitur projektligjin për amnistinë penale, i cili parashikon lirimin e menjëhershëm të 338 të burgosurve.
13:09 1 h më parë30.01.2026.
Autori
Një konflikt brenda familjes ka përfunduar me një ngjarje të rëndë në Bulqizë, ku një 58-vjeçar është vënë në pranga pasi plagosi me thikë djalin e tij 29-vjeçar.
12:00 2 h më parë30.01.2026.
Autori
Me premtimin për më shumë fonde nga Bashkimi Evropian dhe një buxhet shtetëror që mund të arrijë deri në 1 miliard euro, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me fermerët në Divjakë në kuadër të prezantimit të Skemës Kombëtare 2026.
11:09 3 h më parë30.01.2026.
Autori
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të enjten në provincën e Cuneos, në veri të Italisë, duke lënë pas dy viktima dhe tre persona të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh qytetin Savigliano me Vottignasco, në zonën Gorra.
10:44 3 h më parë30.01.2026.
Autori
Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka komentuar nga Tirana zhvillimet e fundit lidhur me çështjen “Balluku”, duke theksuar se drejtësia duhet të veprojë pa ndërhyrje politike dhe se lufta kundër korrupsionit duhet të fuqizohet.
10:06 4 h më parë30.01.2026.
Autori
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Mediat Audiovizive, veçanërisht futjen e nenit 33/1, i cili synon rritjen e transparencës mbi pronësinë e mediave.
09:48 4 h më parë30.01.2026.
Autori
Në Alpe dhe në relievet e larta malore në verilindje dhe juglindje parashikohen reshje bore me intensitet të ulët.
08:18 6 h më parë30.01.2026.
Autori
Komente (0)