Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi është paraqitur këtë të martë në SPAK, ku pritet të pyetet për çështjen e “21 Janarit”.
Newsmax Balkans mëson se ish-kreu i Shtetit do të pyetet nga prokurorët e posaçëm në cilësinë e personit që ka dijeni mbi ngjarjen.
Topi në të kaluarën ka deklaruar publikisht se është i gatshëm të dëshmojë për ngjarjet që pasuan protestën e 21 janarit 2011, ku katër qytetarë mbetën të varër në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së kryeministrisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)