Borë deri 40 cm, akse të bllokuara dhe mungesë energjie në Dibër
Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në Dibër. Raportohen rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie në disa zona.
09:31 1 ditë më parë11.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, zëvendësdrejtori i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore, Lyn Debevoise, zhvilloi një takim me kryeprokurorin, Altin Dumani.
Zëvendësdrejtori i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore, Lyn Debevoise, zhvilloi një takim me kryeprokurorin e SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri. Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në një deklaratë të Ambasadas amerikane në Tiranë, u theksua se përpjekjet e Dumanit për krijimin e një standardi të fortë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe SHBA-së janë një model për të ardhmen, dhe se ky angazhim do të vijojë edhe pasardhësit të tij.
"Përpjekjet e z. Dumani vendosën një standard për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, i cili shpresojmë se do të vazhdojë me pasardhësin e tij", theksohet në njoftimin e ambasadës.
Angazhimi i SHBA-së dhe mbështetjeja për SPAK-un janë konsideruar si hapa të rëndësishëm në përpjekjet për të pastruar sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe për të siguruar një klimë më të sigurt për qytetarët dhe investitorët.
Njoftimi i plotë i Ambasadës së SHBA-ve:
Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët. Sot, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi SPAK-un për të shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e Kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për t’u përballur me rrjetet e paligjshme që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe për të luftuar korrupsionin që pengon kompanitë dhe investitorët amerikanë. Përpjekjet e z. Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, i cili shpresojmë se do të vazhdojë me pasardhësin e tij.
17 janari do ta gjejë Adriatik Lapajn në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", bashkë me qytetarë e mbështetës të Lëvizjes "Shqipëria Bëhet", në protestën e tretë kombëtare, ku do të kërkohet largimi i Edi Ramës.
21:22 4 h më parë12.01.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe me ftesë të presidentit Al Nanhyan për të marrë pjesë në Forumin e Javës së Qëndrueshmërisë.
21:07 4 h më parë12.01.2026.
Autori
Gjykata Kushtetuese ka bërë publik vendimin e 31 tetorit lidhur me çështjen e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke vendosur në favor të rikthimit të tij në detyrë.
20:42 5 h më parë12.01.2026.
Autori
Një aksident është regjistruar në qendër të Kavajës. Një i ri 24 vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe u përplas me disa makina të parkuara.
20:31 5 h më parë12.01.2026.
Autori
Një 83-vjeçare në Gjirokastër është shpëtuar nga zjarrfikësit e qytetit pasi banesa e saj në lagjen "18 Shtatori" u përfshi nga flakët, pasditen e sotme.
19:18 6 h më parë12.01.2026.
Autori
Sali Berisha akuzoi edhe njëherë kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të sfidojë drejtësinë. Në protestën e përjavshme para Kryeministrisë, kreu i demokratëve ftoi qytetarët të bashkohen në tubimin kombëtar të 24 janarit.
18:56 7 h më parë12.01.2026.
Autori
Drejtuesi i një makine ka shpëtuar mrekullisht, pasi mjeti u përfshi nga flakët teksa po lëvizte. Shkak për zjarrin mendohet një shkëndijë elektrike.
18:33 7 h më parë12.01.2026.
Autori
PD përmes kryetarit të grupit parlamentar, Gazment Bardhi përsërit akuzat ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Rama se po pengojnë drejtësinë të bëjë punën e saj në lidhje me çështjen ndaj zv.kryeministres Balluku.
17:31 8 h më parë12.01.2026.
Autori
Kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji është pritur në një takim zyrtar nga e ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, e cila e ka uruar edhe për marrjen e detyrës.
17:20 8 h më parë12.01.2026.
Autori
Komente (0)