Do të mbahet sot në Prokurorinë e Posaçme ceremonia e kalimit të detyrës nga Altin Dumani te drejtuesi i ri, Klodian Braho, i cili u zgjodh pak ditë më parë në këtë detyrë për një mandat 3 vjeçar.
Altin Dumani, i cili pasoi Arben Krajën në krye të SPAK, do të vijojë detyrën si prokuror i kësaj strukture deri në vitin 2028, kur i përfundon mandati 9-vjeçar.
Klodian Braho ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Prokuror që nga viti 2007, ai ka shërbyer në Berat dhe Vlorë, si dhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Në SPAK, Braho është i njohur për drejtimin e disa dosjeve të rëndësishme, përfshirë inceneratorin e Elbasanit, “5D”, “Toyota Auris” dhe çështjen e Gërdecit.
Së fundmi, Braho u shfaq në 3-shen e prokurorëve që ishin në Këshillin e Mandateve, ku lexuan relacionin për kërkesën për heqjen e imunitetit për zv.kryeministren Balluku.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)