Protesta e opozitës, bllokohet Tirana, rrugët ku nuk do lejohet qarkullimi

Policia e Tiranës bën publike planin e masave për protestën e thirrur nga opozita përpara Kryeministrisë. Prej orës 14:00 do të ketë kufizime në disa akse rrugore.

22.12.2025. 12:37

Protesta e opozitës, bllokohet Tirana, rrugët ku nuk do lejohet qarkullimi

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me protestën që Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar kanë organizuar mbrëmjen e sotme në orën 18:00 përpara Kryeministrisë.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se për garantimin e këtij tubimi do të ketë ndalim të parkimit dhe qarkullimit të mjeteve prej orës 14:00 në disa akse rrugore.

“Nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

-Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”, shkruhet në njoftim.

Policia shton se në varësi të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)