Sulm i rëndë në qytetin turk, vriten 4 persona, plagosen 8 të tjerë
Mësohet se gjatë arratisjes ai vrau edhe një bari që po kulloste delet në afërsi, si dhe një shofer kamioni.
21:18 1 ditë më parë18.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mbrëmjen e djeshme mori pjesë në një ceremoni nderimi pranë monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në Shkupin e vjetër.
Përkrah zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut Arben Fetai, kryetarit të komunës së Çairit Izet Mexhiti, si dhe përfaqësuesve të tjerë të pushtetit lokal, ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali nderoi mbrëmjen e djeshme heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu pranë monumentin të tij në Shkupin e vjetër.
Në një moment solemn kujtese dhe respekti, u vendos një kurorë nderi pranë monumentit të Skënderbeut, figurë që për shqiptarët dhe më gjerë përfaqëson qëndresën, dinjitetin dhe lidhjen natyrore me Europën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali theksoi simbolikën e veçantë të këtij akti.
“Në zemër të Shkupit të vjetër, aty ku guri flet me histori dhe koha merr frymë krenarie, ndaluam për të nderuar simbolin e qëndresës, të dinjitetit dhe të shpirtit europian, duke vendosur kurorën e nderit pranë monumentit të Gjergj Kastriot Skënderbeut”, shkruan ajo.
Ministrja vuri në dukje edhe bashkimin institucional dhe simbolik në këtë ceremoni, duke theksuar frymën e përbashkët të respektit dhe krenarisë.
“Në këtë moment kujtese dhe respekti ishim së bashku me Zëvendëskryeministrin Arben Fetai dhe Kryetarin e Çairit Izet Mexhiti, si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal në Komunën e Çairit, të bashkuar me nderim dhe krenari.”
Pas ceremonisë zyrtare, aktivitetet vijuan me një atmosferë festive dhe emocionale, ku shfaqjet artistike, ritmi i tupanëve dhe fëmijët e veshur me kostume dhe simbole kombëtare i dhanë më shumë gjallëri këtij momenti simbolik.
“Një kujtesë e përbashkët për rrënjët tona të forta dhe përkatësinë tonë natyrore në Europë”, përfundon Spiropali në mesazhin e saj, duke nënvizuar rëndësinë historike dhe identitare të figurës së Skënderbeut për shqiptarët kudo që ndodhen.
Këtë të mërkurë nuk priten reshje në të gjithë vendin sipas Institutit të Gjeoshkencave, por do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
07:03 1 h më parë20.05.2026.
Autori
Sipas hetimeve, grupi i dyshuar kriminal kishte vepruar në mënyrë të organizuar, duke kryer gjithsej 34 raste vjedhjesh dhe tentativash vjedhjeje gjatë periudhës shkurt 2023 – mars 2024.
22:26 10 h më parë19.05.2026.
AutoriSipas dëshmive nga vendngjarja, drejtuesi i mjetit po lëvizte me shpejtësi të lartë në momentin kur humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas fuqishëm me mjetet e parkuara, duke i dëmtuar rëndë ato.
20:59 11 h më parë19.05.2026.
Autori
Apeli ka konfirmuar dënimin me 10 vite burg për Kokën, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj heqje lirie.
20:02 12 h më parë19.05.2026.
Autori
Laert Haxhiu u shpall fajtor për ngjarjen e njohur si “Masakra e Lushnjes”, e ndodhur në vitin 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marius Xhepexhiu. Për të njëjtën dosje janë dënuar me burgim të përjetshëm edhe Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi.
18:56 13 h më parë19.05.2026.
Autori
Gjatë seancës përmbyllëse, prokurorët deklaruan se Samson kishte planifikuar eliminimin e ish-të dashurës së tij dhe më pas kishte tentuar të fshihte gjurmët e krimit.
18:11 14 h më parë19.05.2026.
AutoriPas operacionit të AMP-së që çoi në arrestimin e drejtuesve dhe efektivëve të komisariatit të Sarandës, ministri Lamallari, drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita dhe drejtues të IKMT-së zhvilluan një takim me strukturat lokale të Sarandës për kontrollin e territorit dhe sigurinë.
17:42 15 h më parë19.05.2026.
Autori
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier-Roskovec ku janë përfshirë një makinë dhe një motor.
17:28 15 h më parë19.05.2026.
Autori
Burime paraprake dyshojnë se shkak i aksidentit mund të ketë qenë lagështira në rrugë, e cila ka bërë që njëri prej drejtuesve të humbasë kontrollin mbi mjetin.
16:59 15 h më parë19.05.2026.
Autori
Komente (0)