Hetimet e SPAK mbi aferat korruptive dhe abuzimet me tenderat publikë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe në institucionet në varësi të saj, kanë sjellë ndryshime të rëndësishme në strukturën drejtuese.
Gentian Gjyli, aktualisht i pandehur nga SPAK për veprën penale “shkelje e barazisë në tendera” dhe nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së, është larguar nga detyra e drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Vendin e tij në detyrë do ta marrë Ami Kozeli, i cili më herët mbante postin e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ndryshime janë bërë edhe në krye të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Erald Elezi, i cili ndodhet nën masën e “arrestit shtëpiak” dhe i akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, do të zëvendësohet nga Viola Haxhiademi.
Sakaq, Besjan Kadiu është larguar nga posti i zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe është emëruar Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)