Pavarësisht vendimit të Këshillit të Ministrave për ta shpallur ditë pushimi 26 dhjetorin për Administratën, kompania IdentiTek ka njoftuar se edhe të premten zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura dhe në shërbim të qytetarëve në 12 qarqet e vendit.
Sipas njoftimit zyrtar, shërbimi do të ofrohet nga ora 09:00 deri në 12:00. Në Tiranë, qytetarët do të mund të marrin shërbim pranë zyrave të IdentiTek në Njësitë 2 dhe 4.
IdentiTek bën me dije se në çdo zyrë që do të jetë e hapur gjatë këtij orari, qytetarët do të mund të përfitojnë të gjitha shërbimet e identifikimit, pavarësisht gjendjes civile.
Ky orar i posaçëm është vendosur për të lehtësuar fluksin gjatë festave të fundvitit dhe për t’iu përgjigjur nevojave të shtetasve që vijnë nga jashtë vendit për një periudhë të shkurtër qëndrimi në Shqipëri, duke u ofruar akses më të shpejtë në shërbimet e identifikimit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)