Sportistët dhe artistët, pasaportë për kontribute kombëtare

Sipas udhëzimit, përfaqësimi nga këta njerëz të talentuar do të shërbejë edhe si promovim i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

25.12.2025. 19:52

Sportistët dhe artistët, pasaportë për kontribute kombëtare

Deri më tani, ishte kthyer në diçka të zakonshme që sportistëve elitarë tu jepet pasaporta shqiptare, për të përfaqësuar kombin në arenën ndërkombëtare. Ndodh shpesh me futbollistët, kryesisht me origjinë shqiptare por me prejardhje nga trevat e ndryshme etnike.

Ka ndodhur edhe me sportistët e huaj që përfaqësojnë me shumë sukses vendin tonë, në sporte si gjimnastika, mundja, skitë apo edhe flakja e çekiçit. Por, tashmë Shqipëria do të ketë rregulla të mirëpërcaktuara, për të dhënë pasaporta për personazhet që japin kontribute kombëtare.

Sipas udhëzimit të ri nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, dokumenti do të shpërndahet për “interes kombëtar”, duke përcaktuar edhe kriteret e përfitimit nga sportistët, por edhe artistët apo njerëzit nga bota e kulturës.

Udhëzimi i firmosur nga ministri Blendi Gonxhja, u publikua në fletoren zyrtare, për të përcaktuar si do të vlerësohen kërkesat e të huajve, të cilët kanë merita të veçanta. Sipas udhëzimit, përfaqësimi nga këta njerëz të talentuar do të shërbejë edhe si promovim i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)