Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka ndarë një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë me rastin e festës së vitit të ri.
Selia diplomatike amerikane vlerëson se partneritet mes dy vendeve vijon të forcohet, bazuar në qëllimet dhe vlerat e përbashkëta.
Sipas ambasadës, fundi i vitit është një moment i përshtatshëm për të reflektuar mbi arritjet dhe për të pritur me entuziazëm zhvillimet e ardhshme.
“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Ëhitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)