Rëndohet sërish trafiku në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

Prej orës 13:00, fluksi i shtuar i automjeteve që qarkullojnë në të dyja drejtimet e aksit rrugor Elbasan-Librazhd ka krijuar radhë të gjata dhe trafik të rënduar.

03.01.2026. 15:00

Rëndohet sërish trafiku në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas

Vetëm pak orë ka zgjatur normaliteti në qarkullim në aksin rrugor që lidh Elbasanin me Librazhdin e Prrenjasin. Pas orëve të paradites ku situate paraqitej e qetë, trafiku i rënduar është rikthyer sërish në orët e mesditës dhe vijon edhe aktualisht.

Si pasojë e ngricave dhe fluksit të lartë të automjeteve, mijëra udhëtarë mbetën ditën e djeshme deri në orët e vona të mbrëmjes, të bllokuar teksa ktheheshin nga Juglindja në drejtim të Elbasanit.

Një ditë më parë, radhët e mjeteve arritën dhjetëra kilometra, nga Fushë Labinoti deri te Ura e Bushtricës. Situata ishte më problematike në segmentet e njohura për ngrica të shpeshta, si Kthesat e Murrashit, Dragostunjës dhe Pishkashit, ku mungesa e ndërhyrjes në kohë paralizoi pothuajse totalisht qarkullimin.

Policia sakaq apelon për kujdes të shtuar dhe përdorimin e gomave dimërore në zonat me ngrica.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)