Moti i keq, probleme me transportin detar. Shtyhen oraret e trageteve

Moti i keq ka sjellë anomali në transportin detar, vonesa ankorimi dhe nisje të trageteve. Autoriteti portual i Durrësit njofton se është anuluar lundrimi i anijeve që do të niseshin mbrëmjen e 4 janarit nga Durrësi.

Burimi: NewsBalkans

05.01.2026. 12:20

Moti i keq, probleme me transportin detar. Shtyhen oraret e trageteve

Moti i keq ka sjellë anomali në transportin detar, vonesa ankorimi dhe nisje të trageteve. Autoriteti portual i Durrësit njofton se është anuluar lundrimi i anijeve që do të niseshin mbrëmjen e 4 janarit nga Durrësi.

Pasagjerët janë njoftuar se do të nisen në drekë, teksa bëhet i ditur dhe orari i ri i nisjeve. 

Trageti “Rigel VII” mbërrin në Portin e Durrësit në orën 11:00 dhe do të niset në orën 13:00.

-Trageti “Rigel V” pritet të mbërrijë rreth orës 15:00 dhe do të niset rreth orës 23:00.

-Trageti “Rigel III” parashikohet të mbërrijë rreth orës 21:00 dhe do të niset pas mesnatës.

-“GNV Cristal” është planifikuar të niset në orën 23:00.

Sakaq, për shkak të motit të keq ka pasur probleme dhe në portin e Vlorës, ku një traget e ka pasur të vështirë ankorimin dhe rrezikonte të përplasej me kalatën. Aktualisht, rreth 800 pasagjerë dhe 150 automjete kanë prenotuar për të udhëtuar ditën e sotme, por nisja është pezulluar për arsye sigurie.

Sipas informacioneve zyrtare, do të ketë një tentativë tjetër ankorimi në orën 13:00, me qëllim marrjen e pasagjerëve, nëse kushtet e motit e lejojnë.

Aktualisht trageti po qëndron në Rad ndërsa anijet e vogla të akostuara në Tri Port.

Ndërkohë deri më datë 7 janar, mjetet e peshkimit do të qëndrojnë të ankoruara në Triport, deri në një njoftim të dytë nga Kapitaneria e Portit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)