Moti i keq, Aeroporti i Rinasit me njoftim të rëndësishëm për pasagjerët

Moti i keq ka ndikuar dhe në operimin normal të aeroportit të Rinasit. Sipas një njoftimi disa fluturime kanë pasur vonesa.

06.01.2026. 12:25

Moti i keq, Aeroporti i Rinasit me njoftim të rëndësishëm për pasagjerët

Aeroporti i Rinasit ka bërë një njoftim drejtuar pasagjerëve, për shkak të situatës së pazakontë të krijuar nga moti i keq.

Sipas TIA, për shkak të reshjeve të dendura, të shoqëruara edhe me erë të fortë, mund të ketë vonesa në disa fluturime.

Në faqen zyrtare të TIA janë publikuar dhe fluturimet që janë prekur nga këto vështirësi atmosferike.

“Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, disa fluturime mund të ndikohen në oraret e tyre. Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht, me stafet që punojnë në koordinim të ngushtë për të garantuar shërbime të pandërprera në aeroport.

Pasagjerët këshillohen të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre dhe të qëndrojnë në kontakt me linjën ajrore përkatëse për përditësime”, shkruhet në njoftimin e TIA.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)