"Shkarkimet në kontroll", ministrja Koçiu në Shkodër

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ndodhej në Shkodër për të monitoruar nga afër situatën për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

06.01.2026. 21:20

"Shkarkimet në kontroll", ministrja Koçiu në Shkodër

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ndodhej në Shkodër për të monitoruar nga afër situatën për shkak të reshjeve të dendura të shiut. 

Në mbledhjen e Komitetit të emergjencave në bashkinë Shkodër, minsitrja tha se situata po mbahet në kontroll.

"Sa i përket qarkut të Shkodrës, jemi duke monitoruar shkarkimet për shkak të lumit Buna, por edhe të liqenit të Shkodrës, me qëllim që të mos kemi situata të përmbytjes në zonat urbane, por patjetër edhe në tokat bujqësore. Aktualisht që flasim, situata është nën kontroll, sapo dolëm nga një mbledhje e Komitetit të Emergjencave në Bashkinë e Shkodrës, e cila u koordinua nga kryetari i bashkisë pikërisht për të rakorduar së bashku me strukturat e KESH-it dhe strukturat e tjera, me qëllim mbajtjen nën kontroll edhe të shkarkimeve, por edhe të prurjeve nga kjo situatë e reshjeve, për të shmangur përmbytje të mundshme. Nuk kemi problematika.  Patjetër do të monitorojmë reshjet e shkarkimet gjatës natës dhe paraditen e ditës së nesërme, që është, të themi, një fazë emergjence, dhe shpresojmë shumë, që nga nesër pasdite, të kemi një reduktim të reshjeve duke përmirësuar kështu edhe situatën.Për momentin jemi nën kontroll, institucionet janë të gjitha në këmbë dhe bashkërisht po monitorojmë çdo problematikë e çdo shqetësim. Dua t’u bëj një thirrje qytetarëve që të ndjekin të gjitha rekomandimet dhe këshillat e autoriteteve vendore e qendrore, të cilat bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë kësaj faze që jemi duke kaluar", tha ministrja Koçiu.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)