Modi viziton Izraelin, test për Indinë në Lindjen e Mesme
Kryeministri indian Narendra Modi ka mbërritur në Izrael për një vizitë dy-ditore, e para e tij që nga fillimi i luftës në Gaza.
13:28 1 ditë më parë25.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Deputeti demokrat Gjin Gjoni akuzon keqmenaxhimin dhe korrupsionin si shkaktarë kryesorë të përmbytjeve në Lezhë dhe në Kurbin.
Përmbytjet e fundit kanë goditur edhe zonat e Lezhës dhe Kurbinit, ku dhjetëra familje përballen me humbje të mëdha materiale. Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun Lezhë, Gjin Gjoni, ka reaguar publikisht duke denoncuar situatën dhe duke publikuar pamje e dëshmi nga banorët e prekur, të cilët shprehen të zhgënjyer dhe të lënë pas dore nga institucionet.
Në reagimin e tij, Gjoni thekson se përmbytjet nuk janë pasojë e reshjeve të jashtëzakonshme, por e keqmenaxhimit, korrupsionit dhe mungesës së ndërhyrjeve reale parandaluese. Sipas tij, çdo episod shiu kthehet në një dramë për banorët, ndërsa projektet e shpallura si masa antipërmbytje mbeten vetëm në letra dhe propagandë.
Deputeti demokrat nënvizon se për vite me radhë janë shpenzuar miliarda lekë për ndërhyrje që nuk kanë dhënë asnjë efekt konkret në terren. Pamjet nga zona të ndryshme, nga Zadrima dhe bregu i Matit në Lezhë, deri në Gjorm dhe Adriatik të Kurbinit, sipas tij, dëshmojnë qartë dështimin e institucioneve përgjegjëse për të mbrojtur qytetarët.
Banorët e zonave të prekura shprehen se ndihen të braktisur nga pushteti vendor dhe ai qendror, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e drejtësisë për të vënë para përgjegjësisë autorët e kësaj situate të përsëritur. Gjin Gjoni deklaron se do ta ndjekë çështjen deri në fund, duke kërkuar vlerësim të drejtë të dëmeve dhe kompensim të plotë për familjet e prekura, duke e cilësuar të papranueshme vazhdimin e kësaj gjendjeje pa zgjidhje konkrete.
Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohen se trafikonin nga jashtë makina të vjedhura. Policia ka sekuestruar një mjet tip "Audi" dhe një "Seat Cupra", që ishin vjedhur në Sllovaki dhe Itali.
13:58 41 min më parë27.02.2026.
Autori
Procesi nisi si një iniciativë e shoqërisë civile dhe u zhvillua në bashkëpunim ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, me mbështetjen e Bashkimit Europian.
13:09 7 min më parë27.02.2026.
Autori
Sipas aktakuzës, bëhet fjalë për nëntë procedura tenderimi të zhvilluara në mënyrë fiktive gjatë vitit 2022, me një vlerë totale rreth 90 milionë lekë të reja.
12:55 21 min më parë27.02.2026.
Autori
Në mbledhjen e sotme që konfirmoi ndryshimet e komunikuara nga Rama dje në mbledhjen e Grupit të PS morën pjesë vetëm ministrat e kabinetit të vjetër qeverisës, me mungesën e treshes Balluku, Spiropali, Vengu.
12:10 1 h më parë27.02.2026.
Autori
Bashkëpunimi me autoritetet spanjolle vazhdon, me qëllim kapjen e dy pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
11:38 1 h më parë27.02.2026.
Autori
Mediat helene raportojnë se viktima është identifikuar si Aleks Vangjeli.
11:11 2 h më parë27.02.2026.
Autori
Ristrukturimet e realizuara brenda policisë prekin komisariatet e Krujës, Pogradecit, Bulqizës dhe Kamzës.
10:42 2 h më parë27.02.2026.
Autori
Janë në shqyrtim dy alternativa kryesore: ndërtimi i një viadukti të ri, që do të kërkonte rishikim të plotë të projektit, ose heqja e plotë e masës së shembur dhe ndërtimi i një traseje të re.
10:24 2 h më parë27.02.2026.
Autori
Përpos kryebashkiakut të Tiranës, në proces janë edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa dhe 28 persona e subjekte të tjera të lidhur me të njëjtën dosje.
09:46 3 h më parë27.02.2026.
Autori
Komente (0)