Xhamia e Plumbit, një prej monumenteve më të njohura historiko-kulturore të Shkodrës, nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga reshjet e fundit, që kanë shkaktuar vërshime në disa zona të qytetit verior dhe rrethinave. Investimi i bërë në restaurimin e monumentit të kulturës të kategorisë së parë dhe përmirësimit të infrastrukturës, u realizua me mbështetjen financiare të Turqisë.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, publikoi një video nga objekti historik, ku theksoi se ndërhyrjet restauruese dhe konservuese kanë ruajtur integritetin e xhamisë dhe funksionalitetin e sistemit mbrojtës kundër përmbytjeve. “Pavarësisht reshjeve intensive të shiut gjatë orëve të fundit, në Xhaminë e Plumbit nuk janë evidentuar problematika. Pompat dhe sistemi i mbrojtjes funksionojnë normalisht, duke garantuar mbrojtjen e monumentit,” deklaroi Gonxhja.
Historikisht, Xhamia e Plumbit përmbytej gjatë reshjeve të mëdha që godisnin Qarkun e Shkodrës. Pas restaurimeve të përfunduara dhe mbështetjes financiare turke, monumenti rifitoi shkëlqimin e dikurshëm dhe u hap për besimtarët në maj të vitit 2025.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)