Rëndohet situata nga reshjet, Vjosa arrin 9 metra, përmbyten banesa e toka

Rëndohet situata nga përmbytjet në zonën e Mifolit si pasojë e prurjeve të Vjosës. 27 shtëpi dhe mbi 200 ha tokë tashmë janë nën pushtetin e ujit.

08.01.2026. 07:16

Rëndohet situata nga reshjet, Vjosa arrin 9 metra, përmbyten banesa e toka

Është përkeqësuar situata në zonën e Mifolit si pasojë e fryrjes së lumit Vjosa nga prurjet e shumta të ujit.

Reshjet e orëve të fundit kanë rritur më tej nivelin e lumit i cili tashmë ka arritur në pikën kritike të tij dhe në disa vende ka dalë prej shtratit.

Sipas të dhënave në terren, më shumë se 27 banesa janë nën ujë, teksa sipërfaqja e përmbytur i kalon 200 hektarë.

Situata më e rënduar paraqitet në Kashisht, Adë, Kafaraj, Cerven dhe Ferras. Ndërkohë që ka prezencë uji edhe në Stacionin e Pompimit te Kafaraj, që furnizon Fierin me ujë të pijshëm.

Parashikimet nuk janë aspak pozitive, pasi reshjet pritet të vijojnë me intensitet dhe në orët që vijojnë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)