Modi viziton Izraelin, test për Indinë në Lindjen e Mesme
Kryeministri indian Narendra Modi ka mbërritur në Izrael për një vizitë dy-ditore, e para e tij që nga fillimi i luftës në Gaza.
13:28 1 ditë më parë25.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një fuoristradë me tre persona brenda ka mbetur e bllokuar prej orësh mes dëborës së dendur në aksin malor Kukur-Rovje në Gramsh.
Një automjet tip fuoristradë me tre persona brenda ka mbetur i bllokuar mes dëborës në aksin rrugor Kukur-Rovje, në zonën malore të Gramshit. Trashësia e dëborës në këtë segment arrin mbi 60 centimetra, duke e bërë rrugën plotësisht të pakalueshme.
Personat e bllokuar janë banorë të zonës, të cilët po ktheheshin nga puna e përditshme në fshatin Kukur drejt banesave të tyre në fshatin Rovje. Reshjet e dendura të borës kanë nisur që në orët e para të mëngjesit dhe po vijojnë me intensitet të lartë, duke përkeqësuar ndjeshëm situatën.
Prej më shumë se dy orësh, me personat e bllokuar nuk ka asnjë kontakt, çka ka rritur frikën për gjendjen e tyre shëndetësore.
Të alarmuar, banorë të fshatrave përreth janë nisur në këmbë për t’i kërkuar dhe për t’u ardhur në ndihmë, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe borës së thellë. Situata paraqitet edhe më kritike për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe bllokimit të rrugëve që prej orëve të para të mëngjesit.
Pas marrjes së njoftimit, Shërbimi Zjarrfikës i Gramshit ka nisur menjëherë ekipet e shpëtimit drejt zonës. Drejtori i këtij shërbimi, Ilir Llapushi, bëri me dije se për shkak të trashësisë së madhe të dëborës, mjetet nuk mund të avancojnë dhe ekipet po vijojnë operacionin në këmbë.
Ristrukturimet e realizuara brenda policisë prekin komisariatet e Krujës, Pogradecit, Bulqizës dhe Kamzës.
10:42 19 min më parë27.02.2026.
Autori
Janë në shqyrtim dy alternativa kryesore: ndërtimi i një viadukti të ri, që do të kërkonte rishikim të plotë të projektit, ose heqja e plotë e masës së shembur dhe ndërtimi i një traseje të re.
10:24 1 min më parë27.02.2026.
Autori
Përpos kryebashkiakut të Tiranës, në proces janë edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa dhe 28 persona e subjekte të tjera të lidhur me të njëjtën dosje.
09:46 36 min më parë27.02.2026.
Autori
Temperatura minimale në qytetet do të jetë 12°C, ndërsa maksimalja pritet të arrijë deri në 20°C.
08:10 2 h më parë27.02.2026.
Autori
Zbardhen emrat e ministrave të rinj të kabinetit Rama dhe detyrat që kanë mbajtur më herët.
23:00 11 h më parë26.02.2026.
Autori
Lëvizjet në qeveri, kreu i PD, Sali Berisha e cilëson një tentativë të kryeministrit Rama për të shpëtuar lëkurën e tij. Ai ftoi qytetarët të marrin pjesë masivisht në protestën e radhës.
21:35 12 h më parë26.02.2026.
Autori
Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, nën forca të shumta policie, i ekstraduari i fundit nga Dubai, Durim Bami.
20:27 13 h më parë26.02.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë shtatë ndryshime në kabinetin qeverisës, duke shkarkuar nga detyra emra me peshë në Partinë Socialiste, si Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu.
20:17 14 h më parë26.02.2026.
Autori
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot 1,500 kuota të reja për të mbështetur me kredi të buta familjet në kryeqytet.
18:26 15 h më parë26.02.2026.
Autori
Komente (0)