Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një përditësim të fundit të situatës së krijuar në disa qarqe të vendit për shkak të motit të keq të shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe dëbore.
Në postimin e fundit, ARRSH bën me dije se reshjet janë ndalur, teksa temperatura në disa zona në veri kanë arritur nivele shumë të ulëta.
Gjithashtu, mësohet se në aksin Klos-Burrel ka pasur rrëshqitje të dherave, teksa po punohet për hapjen e tij.
ARRSH iu bën apel drejtuesve të mjeteve që të përdorin gomat dimërore në zonat ku është njoftuar prezencë bore dhe akulli.
“Në orët e para të mëngjesit reshjet e shiut dhe të dëborës kanë pushuar. Temperatura gjatë natës ka qenë në të ulëta deri në -18°C në Valbonë, -13°C në Kukës-Shishtavec, - 8°C në Theth.
Në Klos-Burrel ka pasur rrëshqitje, grupi i punës i ndodhur në terren ka ndërhyrë menjëherë me pastrimin. Të gjitha akset nacionale janë të hapura për qarkullimin e mjeteve.
Kontraktorët me mjete dhe punëtorë kanë qenë në terren pa ndërprerje 24/7 për të bërë pastrimin e akseve rrugore, pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.
Përdorimi i gomave dimërore është i detyrueshëm për automjetet që qarkullojnë në zonat malore apo ku është njoftuar për prezencë dëbore dhe ngricash”, thuhet në njoftimin e ARRSH.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)