Pas përmbytjeve katastrofike, situata në qarkun e Durrësit po normalizohet. Kjo edhe për shkak të rënies së nivelit të ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm, të cilët kishin shkaktuar përmbytje në zonat e Sukthit dhe Katundit të Ri.
Sipas Prefekturës së Durrësit, numri total i banorëve të evakuuar ishte gjithsej 848 persona, ndërkohë që përllogaritet se përmbytjet kanë përfshirë 2,800 hektarë tokë bujqësore.
Sipas informacioneve zyrtare, në terren janë angazhuar 508 specialistë. Deri më tani janë evidentuar dëme në 1453 banesa. Gjithashtu, përfundoi edhe ndërhyrja për bllokimin e çarjes së argjinaturës së lumit Droje, duke ulur rrezikun e përmbytjeve të reja.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)