Rruga Elbasan–Gjinar është bërë e pakalueshme pas rrëshqitjeve të dheut, të shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut gjatë kësaj jave. Situata ka krijuar vështirësi, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve prej orëve të mëngjesit.
Nga bllokimi i rrugës, në afërsi të fshatit Lleshan, u shkaktua edhe izolimi i përkohëshëm i disa fshatrave të zonës së Shpatit.
Autoritetet lokale nisën punën për pastrimin e aksit rrugor dhe rikthimin e normalitetit, duke bërë thirrje që drejtuesit e mjeteve të shmangin qarkullimin në këtë zonë deri në përfundimin e punimeve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)