Pas thuajse një javë apokaliptike, situata nga prurjet e lumit Vjosë paraqitet më e qetë. Niveli i ujit në lum ka nisur të ulet, si pasojë e ndërprerjes së reshjeve të shiut. Gjatë kësaj të shtune, niveli përllogaritet në afro 5.5 metra mbi nivelin e detit, ndërsa lumi është rikthyer në shtratin e tij, duke mos përbërë më rrezik për zonat përreth.
Kjo ka bërë që të nisë edhe pastrimi i zonës, duke nisur me urën e Mifolit. Autoritet lokale kanë larguar inertet dhe baltën e shkaktuar nga përmbytjet, që kaluan nivelin e urës. Por, me gjithë përmirësimin e situatës, dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme.
Në njësinë administrative Novoselë janë prekur rreth 13 banesa, ndërsa në fshatin Bishan janë raportuar 15 banesa, ku uji ka përfshirë oborret dhe në disa raste ka hyrë edhe brenda shtëpive. Aty ka ende prezencë të ujit nga përmbytjet. Një tjetër shqetësim i madh lidhet me dëmet në bujqësi dhe blegtori, pasi prurjet kanë shkatërruar rezerva ushqimore për bagëtitë, përfshirë barin, misrin dhe ushqime të tjera bazë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)