Ndryshojnë rregullat, aplikim në çdo zyrë IdentiTek për dokumente identifikimi

Dokumentat e identifikimit, kartë identiteti dhe pasaportë tashmë mund të rinovohen në çdo zyrë të IdentiTek, pa u kushtëzuar nga vendbanimi.

10.01.2026. 16:45

Sipas udhëzimit të ri të Ministrisë së Brendshme bëhet e ditur se të gjitha riaplikimet për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti mund të kryhen në çdo zyrë IdentiTek në të gjithë Shqipërinë, pavarësisht njësisë ku qytetarët janë të regjistruar në Gjendjen Civile.

Sipas Ministrisë, ky lehtësim synon të rrisë aksesueshmërinë dhe fleksibilitetin e shërbimit për qytetarët, si dhe reduktuar kohën e kostot e lëvizjes.

Nga ky ndryshim përjashtohen rastet kur pasaporta e fundit është aplikuar përpara vitit 2012. Këto aplikime do të vijojnë të kryhen vetëm në zyrat sipas vendbanimit të qytetarëve, në përputhje me procedurat në fuqi.

Karta e identitetit tërhiqet pranë zyrës së aplikimit, ndërsa pasaporta biometrike pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në qarkun ku bëhet aplikimi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)