Borë deri 40 cm, akse të bllokuara dhe mungesë energjie në Dibër
Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në Dibër. Raportohen rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie në disa zona.
09:31 11 h më parë11.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ka nisur në Ferras të Fierit procesi i verifikimit të dëmeve nga përmbytjet. Të dhënat e para flasin për 120 banesa të dëmtuara në shkallë të ndryshme.
Pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet intensive të ditëve të fundit, autoritetet kanë nisur verifikimet në fshatin Ferras, ku katër grupe komisionesh po inspektojnë zonat e prekura për të evidentuar dëmet materiale në banesa dhe prona private.
Kontrollet po zhvillohen paralelisht në zonat brenda dhe jashtë argjinaturës, duke u fokusuar në gjurmët e lëna nga uji dhe ndikimin e tij në jetesën e banorëve. Të dhënat e para flasin për një situatë shqetësuese, ku rreth 120 banesa rezultojnë të dëmtuara në shkallë të ndryshme.
Sipas burimeve nga terreni, përveç ambienteve të brendshme të shtëpive, uji ka shkaktuar dëme edhe në oborre, struktura ndihmëse, magazina dhe mjete bujqësore, duke rënduar ndjeshëm situatën ekonomike të familjeve të prekura. Në disa zona, prania e ujit për disa orë ka përkeqësuar gjendjen e objekteve.
Inspektimet kanë nisur në zonat më të rrezikuara brenda argjinaturës, ndërsa në fazën pasuese do të përfshihen edhe banesat e përmbytura nga dalja e ujit mbi kanalin e Martines, ku prurjet e shumta kanë mbuluar zona të tëra banimi.
Çdo dëm po dokumentohet me të dhëna të detajuara dhe materiale fotografike, të cilat do të përdoren për përgatitjen e raportit zyrtar dhe përcaktimin e ndihmës që do t’u ofrohet familjeve të prekura.
Ndërkohë, pushteti vendor njofton se procesi do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe u bën thirrje banorëve të bashkëpunojnë me strukturat e ngritura. Situata po ndiqet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa shërbimet e emergjencës mbeten në gatishmëri.
Në kulmin e protestave kundër regjimit të Ajatollahut në Iran, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dalë me një njoftim, ku i bëhet thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen në këtë vend që të tregojnë kujdes.
21:15 5 min më parë11.01.2026.
AutoriPër shkak të fluksit të lartë të vizitorëve, rruga që të çon në malin e Dajtit është bllokuar thuajse plotësisht nga trafiku kilometrik.
18:06 3 h më parë11.01.2026.
AutoriNjë apartament i përshtatur për kultivimin e kanabisit është zbuluar në qytetin e Sarandës.
17:29 3 h më parë11.01.2026.
Autori
Ngricat do të nisin javën që vjen, teksa IGJEUM parashikon që të hënën temperaturat do të jenë nga -10 gradë Celcius më e ulëta në zonat malore deri në 5 gradë Celsius më e larta në vendet e ulëta dhe bregdet.
16:50 4 h më parë11.01.2026.
Autori
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjete sociale në mbështetje të revolucionit demokratik të opozitës dhe popullit iranian.Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjete sociale në mbështetje të revolucionit demokratik të opozitës dhe popullit iranian.
16:38 4 h më parë11.01.2026.
Autori
Një i mitur në qytetin e Durrësit do të procedohet penalisht pasi drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Ai humbi kontrollin dhe është përplasur me një makinë të parkuar.
16:25 4 h më parë11.01.2026.
Autori
Policia e Tiranës në sajë të operacionit të koduar "Skema" ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërki dy të therë, të cilët i kanë marrë një personi 40 mijë euro duke e mashtruar nëpërmjet komunikimeve në një aplikacion si të njohur të tijët.
15:10 6 h më parë11.01.2026.
Autori
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama për sistemin e drejtësisë.
14:15 7 h më parë11.01.2026.
Autori
Në të gjithë vendin, prej shtatorit ka nisur zyrtarisht fushata e vaksinimit antigrip. Deri tani, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë vaksinuar 238 mijë qytetarë.
14:07 7 h më parë11.01.2026.
Autori
Komente (0)