Rruga Tiranë-Rinas do të bllokohet më 13 dhe 14 janar, ja akset alternative

Për të gjithë ata që kanë planifikuar udhëtime gjatë kësaj mesjave, u dha njoftimi se rruga do të jetë e mbyllur nga ora 20:00 e mbrëmjes, deri në 06:00 të mëngjesit.

12.01.2026. 13:40

Rruga Tiranë-Rinas do të bllokohet më 13 dhe 14 janar, ja akset alternative

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se për shkak të punimeve për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, rampa drejt Aeroportit të Rinasit do të jetë e bllokuar në datat 13 dhe 14 janar.

Për të gjithë ata që kanë planifikuar udhëtime gjatë kësaj mesjave, u dha njoftimi se rruga do të jetë e mbyllur nga ora 20:00 e mbrëmjes, deri në 06:00 të mëngjesit. ARRSH ofroi edhe rrugët alternative, nëpërmjet të cilave do të mundësohet arritja e aeroportit “Nënë Tereza”.

Qarkullimi i mjeteve do të devijohet në akse alternative:

*Vorë - Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)

*Rrugë dytësore

*Tiranë - Kamëz - Valias - Rinas

*Kashar - Thumanë

Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka kërkuar gjithashtu drejtuesve që të respektojnë sinjalistikën dhe të planifikojnë kohën për të shmangur vonesat.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)