Sulmohen me raketa Emiratet e Bashkuara Arabe, digjet porti i naftës
Fujairah është porti dhe objekti më i madh i magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
18:18 23 h më parë04.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka shprehur shqetësime serioze lidhur me një projektligj të ri, i cili parashikon ndryshime në statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka shprehur shqetësime serioze lidhur me një projektligj të ri, i cili parashikon ndryshime në statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke paralajmëruar se këto ndërhyrje cenojnë parimet kushtetuese dhe pavarësinë e pushtetit gjyqësor.
Në një reagim zyrtar, Shoqata bën të ditur se është njohur me projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016”, i dërguar nga Kuvendi për konsultim, si pjesë e paketës së ndryshimeve të reformës në drejtësi. Ndërsa thekson gatishmërinë për bashkëpunim institucional, Shoqata nënvizon se çdo ndryshim ligjor duhet të respektojë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, si dhe të mos dëmtojë arritjet e deritanishme të reformës në drejtësi.
Sipas Shoqatës, problematika kryesore lidhet me një dispozitë të re, konkretisht nenin 170/3, i cili parashikon që kryetarët aktualë në detyrë të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit të konfirmohen automatikisht në këto poste deri më 31 dhjetor 2028, duke shmangur procesin e garës. Ky veprim, sipas gjyqtarëve, përbën një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në kompetencat kushtetuese të Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili është organi i vetëm që ka të drejtën e emërimit dhe ngritjes në detyrë të gjyqtarëve.
Shoqata vëren gjithashtu se dispozita në fjalë zbatohet vetëm për gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm dhe administrativ, duke përjashtuar gjykatat e posaçme, çka e bën atë selektive dhe të pashpjegueshme. Po ashtu, theksohet se KLGJ ka miratuar tashmë procedurat për zgjedhjen e kryetarëve të gjykatave, të cilat kanë hyrë në fuqi nga 1 janari 2026.
Në këtë kontekst, Shoqata i bën thirrje Kuvendit që të mos cenojë standardet e shtetit të së drejtës dhe të respektojë jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, duke garantuar pavarësinë reale të pushtetit gjyqësor.
Në dëshminë e dhënë gjatë hetimeve, Klementin Islamaj ka treguar se është përballur me skena të rënda në banesë dhe se, pas konfliktit me të atin, ka reaguar në gjendje të fortë tronditjeje.
19:01 1 h më parë05.05.2026.
Autori
Gjyqtarja Etleva Deda vendosi lënien në fuqi të vuajtjes së pjesës së mbetur të dënimit prej 6 muaj e 10 ditësh burg.
18:33 33 min më parë05.05.2026.
Autori
Sipas analizës, numri i të rinjve shqiptarë që ndjekin studimet jashtë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, me një ritëm më të lartë se vendet e tjera të rajonit.
18:17 17 min më parë05.05.2026.
Autori
Një makinë ka dalë nga rruga në zonën e Vlorës, duke lënë të plagosur drejtuesin e saj.
17:22 37 min më parë05.05.2026.
Autori
Përmes një reagimi publik, autoritetet e aeroportit bëjnë me dije se nuk ka asnjë ndërprerje në furnizim dhe se aktiviteti ajror po zhvillohet sipas planit.
17:10 49 min më parë05.05.2026.
Autori
Sipas policisë në momentin e kontrollit në zonën e Belshit, në mjet ndodheshin 13 nxënës. Drejtuesi i mjetit, 53-vjeçari Sazan Jashar Gjolena, rezultoi pozitiv në testin e alkoolit.
16:57 1 h më parë05.05.2026.
Autori
Sipas Kasos, vetëm Berisha plotësoi të gjitha kriteret e vendosura, përfshirë anëtarësinë në parti, eksperiencën drejtuese dhe kushtet e integritetit sipas legjislacionit në fuqi.
16:17 1 h më parë05.05.2026.
Autori
Tensionet brenda Partisë Demokratike janë ashpërsuar edhe më tej, teksa ish-deputeti Ervin Salianji ka dalë me një reagim të fortë publik ndaj kreut të kësaj force politike, Sali Berisha, duke e akuzuar për heshtje dhe mungesë transparence lidhur me një çështje të ndjeshme.
15:00 2 h më parë05.05.2026.
AutoriDetaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik i 3 majit në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur, ndërsa drejtuesi i automjetit ka dhënë versionin e tij para policisë.
13:33 4 h më parë05.05.2026.
Autori
Komente (0)