Barinjtë humbën kontaktet me familjarët, Çako: Do përdoret dron për t'i lokalizuar

Përmbytjet e papritura në fshatin Hasturkas për shkak të çarjes së argjinaturës së Semanit kanë sjellë prezencë uji dhe i kanë gjetur të papërgatitur banorët dhe gjënë e gjallë.

13.01.2026. 14:33

Dy barinj, babë e bir nuk kanë arritur të lokalizohen nga familjarët, teksa kujdeseshin për 200 krerë bagëti.

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako i pranishëm në zonën e prekur tha se do të ngrihet një dron për ti lokalizuar. 

"Tashmë jemi në veprim për të identifikuar dhe saktësuar se ku janë dy barinjtë, të cilët shërbenin për ruajtjen e disa bagëtive në zonën e Kularit, në derdhje të lumit. Kanë pasur kontakte me familjarët e tyre pak çaste më parë, por për shkak të mbarimit të baterive dhe problemeve të tjera me telefonin nuk kanë pasur më mundësi. Po presim të instalojmë një pajisje me dron që do të saktësojë vendndodhjen dhe komunikimet e tjera. Do të vendosim në funksion të gjitha kapacitetet nëse është e nevojshme, edhe helikopter apo mjete të tjera, për t’i siguruar jetën dy barinjve. Ata kanë humbur kontaktin prej dy orësh", tha ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)