Arrestohet në Tropojë autori i dyshuar i vrasjes me thikë të Egli Pashollarit

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Distanca”, duke vënë në pranga autorin e dyshuar për vrasjen me thikë të Egli Pashollarit.

02.03.2026. 21:40

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pas një ndjekjeje intensive dhe veprimeve të mirëorganizuara operacionale, u bë e mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit G. B., 40 vjeç. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ngjarja ka ndodhur më 20 shkurt, gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë, ku mbeti i vrarë Egli Pashollari. Pas krimit, autori ishte larguar nga vendi i ngjarjes, duke u fshehur në vendlindjen e tij, në Tropojë.

Uniformat blu bënë të ditur se 40-vjeçari u lokalizua dhe u mbajt nën mbikëqyrje në banesën ku qëndronte i fshehur, deri në momentin e ndërhyrjes për arrestimin e tij. Operacioni u krye nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në koordinim të plotë me Prokurorinë e Tiranës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)