Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dalë me një mesazh shumë të rëndësishëm për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt SHBA, pas vendimit të disa ditëve më parë të Departamentit të Shtetit për të pezulluar mijëra viza.
Në njoftim paralajmërohen qytetarët që të ndjekin rregullat përkatëse kur aplikojnë për vizë pasi një oficer konsullor mund ta pezullojë atë nëse sheh se ka shkelje.
Gjithashtu, ambasada iu kërkon të gjithë personave që kanë një vizë tashmë ta përdorin në mënyrë korrekte në bazë të arsyeve që e kanë marrë atë.
Njoftimi i plotë:
Është përgjegjësia juaj ta përdorni vizën tuaj në mënyrë korrekte. Disa aktivitete që LEJOHEN me një vizë vizitori B1/B2:
✅Turizëm;
✅Pushime;
✅Blerje;
✅Vizitë tek miq ose të afërm;
✅Takime me bashkëpunëtorë biznesi;
✅Pjesëmarrja në një konventë ose konferencë Aktivitete
Aktivitete QË NUK LEJOHEN me një vizë vizitori B1/B2:
❌Turizëm lindjeje (udhëtim me qëllim kryesor lindjen e fëmijës në Shtetet e Bashkuara për të marrë shtetësinë amerikane);
❌Punë që rezulton në pagesë nga një punëdhënës ose biznes amerikan;
❌Studimi për një diplomë ose kredite akademike;
❌Performanca të paguara.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)