Lëvizja drejt Juglindjes së vendit është paralizuar plotësisht prej orës 11:00 të paradites së të dielës, pasi një masiv shkëmbor është shembur duke rënë mbi të dyja korsitë e aksit rrugor nacional, Elbasan-Qafë Thanë, pranë zonës së Dragostunjës.
Qarkullimi i mjeteve është bërë i pamundur, duke shkaktuar radhë të gjatë në të dy kahet e lëvizjes.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën me dije se sipas njoftimeve nga strukturat e qarkut të Elbasanit, është raportuar bllokim i qarkullimit si pasojë e rrëshqitjes së një masivi të madh dheu.
Në vendngjarje janë njoftuar dhe angazhuar Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, me efektivë të qarkullimit rrugor, si dhe firma kontraktuese, për marrjen e masave të nevojshme dhe normalizimin e situatës.
Më tej nënvizohet se strukturat përkatëse vijojnë ndjekjen e situatës në terren.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)