Shiste “emër të madh”, por mall të rremë, zbulohet dyqani me falsifikime në Tiranë
Arrestohet një 29 vjeçar në Tiranë pasi akuzohet se shiste mallra me logo të falsifikuara të firmave të njohura ndërkombëtare.
17:28 1 ditë më parë30.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Prej pesë orësh aksi nacional Elbasan-Qafë Thanë është i bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi dheu në zonën e njohur si Kthesat e Dragostunjës. Si pasojë qindra automjete kanë mbetur të bllokuara në të dy krahët e rrugës.
Një rrëshqitje masive gurësh dhe dheu nga mali ka bllokuar totalisht aksin rrugor Librazhd–Qafë Thanë mesditën e së dielës, në zonën e njohur si Kthesa e Dragostunjës. Si pasojë, qarkullimi i automjeteve është ndërprerë në të dyja drejtimet, duke shkaktuar radhë kilometrike deri në 10 kilometra në secilin krah të rrugës.
Bllokimi i krijuar prej orës 11:00 ka prekur dhjetëra automjete që udhëtonin drejt Tiranës dhe anasjelltas, ndërsa situata është bërë edhe më e rëndë për shkak se në zonë ka mbetur e bllokuar edhe një autoambulancë që transportonte një grua të sëmurë drejt Spitalit të Elbasanit.
Për shkak të pamundësisë për të kaluar, e sëmura është detyruar të transportohet me barelë në këmbë, duke kaluar përmes lumit në anën tjetër të rrugës.
Qytetarët e bllokuar në trafik shprehen të revoltuar për mungesën e informacionit dhe vonesat në zhbllokimin e rrugës.
“Kemi një orë e gjysmë që presim. Vijmë nga Tirana dhe po shkojmë për në Maqedoni. Nuk na kanë dhënë asnjë informacion, nuk e dimë çfarë do bëhet. Ishalla hapet rruga që të shkojmë te familjet tona”, shprehet një qytetar.
“Pesë orë kemi që presim, jemi të sëmurë. Askush nuk na ka informuar. Ç’të bëjmë?”, thotë një tjetër udhëtar.
“100 metra larg isha kur u shemb mali. Dy orë kemi që presim, besojmë që do e hapin rrugën”, shprehet një tjetër drejtues mjeti.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet e mirëmbajtjes së firmës kontraktuese me mjete të rënda për pastrimin e aksit. Megjithatë, Prefekti i Qarkut Elbasan, Ilir Bejtja, tha se situata paraqitet e vështirë për shkak të rrëshqitjeve të vazhdueshme nga sipër kodrës.
“Rruga ka rënë totalisht pranë Dragostunjës. Po punohet nga firma që e ka në dorëzim me mjete të rënda, por problematika më e madhe është se teksa pastrohet poshtë, vijon rrëshqitja nga sipër e kodrës. Kjo e bën më të vështirë ndërhyrjen. Nëse ndalon rrëshqitja e kodrës, atëherë zhbllokimi bëhet më i lehtë. Parashikohet që bllokimi të zgjasë të paktën edhe 3 orë”, deklaroi Bejtja.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë aks deri në një njoftim të dytë dhe të ndjekin informacionet zyrtare për situatën.
Aksi rrugor Elbasan - Qafë Thanë është i bllokuar prej orësh këtë të dielë, teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe policia e shtetit ndodhen në zonën e rrëshqitjes së dherave dhe gurëve në Kthesën e Dragostunjës.
17:50 31 min më parë01.02.2026.
AutoriNjë 52-vjeçar është arrestuar nga policia në Mirditë pasi dyshohet për djegien një dyqani dhe tentativën për t'i vënë flakën një gomisterie.
12:50 4 h më parë01.02.2026.
AutoriPër shkak të shembjes së një masivi shkëmbor, prej orës 11:00 të paradites, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas është totalisht i bllokuar.
12:00 5 h më parë01.02.2026.
AutoriKryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka akuzuar zv/kryeministren nën hetim nga SPAK, Belinda Balluku, se po ndërton një shtet paralel me emërimet e reja në institucionet në varësi të saj, për të penguar drejtësinë.
11:43 5 h më parë01.02.2026.
AutoriEfektivët e policisë helene gjetën tre çanta që përmbanin 51 pako me lëndë narkotike në automjetin që sapo kishte hyrë nga Shqipëria.
11:14 6 h më parë01.02.2026.
AutoriKryeministri Edi Rama tha në podcastin e tij "FLASIM" se transferimi i Kadastrës së Vlorës në Tiranë u krye për shkak se shërbimet e ASHK-së do të digjitalizohen dhe çdo veprim nga qytetarët do të mund të kryhet online, pa pagesë dhe pa ecejake në zyrat e shtetit si në 30 vitet e fundit.
10:42 6 h më parë01.02.2026.
AutoriNjë magazinë që përdorej për ruajtjen dhe montimin e modifikimin e armëve të zjarrit, të cilat hynin në vendin tonë nga Kosova, është zbuluar nga Policia e Tiranës në zonën e Selitës. Në pranga për këtë aktivitet kriminal kanë rënë 4 persona.
09:58 7 h më parë01.02.2026.
Autori
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësim të masës së sigurisë "arrest në burg".
11:20 5 h më parë01.02.2026.
Autori
Reshjet e borës kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të së dielës në disa zona të qarkut Korçë. Akset malore po përballen me vështirësi qarkullimi, pasi në disa segmente, trashësia e borës arrin deri në 20 centimetra.
09:33 7 h më parë01.02.2026.
Autori
Komente (0)