Pa kontrolle dhe pa etiketa, AKU bllokon mbi 4 ton djathtë, gjalpë e gjizë në Fier
Bëhet fjalë për 1,400 kg krem gjalpi; 2,415 kg mocarela; 90 kg gjalpë lope; 100 kg gjizë; 18 kg mocarela. Produktet e rrezikshme do të dërgohen për asgjësim.
Një rast skandaloz i sigurisë ushqimore është regjistruar në Fier. Më tepër se 4 ton produkte bulmeti janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, gjatë një kontrolli në një baxho.
Pas indicieve të marra për parregullsi në aktivitetin e subjektit me aktivitet “Baxho/Përpunim qumështi”, kontrolli zyrtar nga Sektorit të Monitorimit dhe Hetimit Ushqimor në AKU nxorri në dritë një situatë alarmante. Baxho në Fier nuk zbatonte asnjë nga rregullat minimale për produktet bazë bulmetore, duke përbërë rrezik konkret për konsumatorët.
Subjekti e ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, nuk kishte implementuar sistemin e vetëkontrollit HACCP, si edhe tregtonte produkte pa etiketat përkatës. Të gjitha këto shkelje të rënda, në kundërshtim me legjislacionin për sigurinë ushqimore.
Për këtë arsye, u vendos bllokimi i produkteve të konsideruara të pasigurta për konsum. Bëhet fjalë për 1,400 kg krem gjalpi, 2,415 kg mocarela, 90 kg gjalpë lope, 100 kg gjizë, 18 kg mocarela. Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është vendosur gjobë në vlerën e 250,000 lekëve të rinj. Ndërkohë, produktet e bllokuara do të dërgohen për asgjësim, sipas procedurave ligjore përkatëse.
NJOFTIMI I AKU-së:
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në vijim të transparencës dhe informimit të publikut dhe në zbatim të legjislacionit në fuqi, bën me dije se në kuadër të kontrolleve të ushtruara, Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së, përmes Sektorit të Monitorimit dhe Hetimit Ushqimor, referuar indicios së ardhur, ka kryer kontroll zyrtar në një subjekt me aktivitet “Baxho/Përpunim qumështi” në qarkun e Fierit.
Gjatë kontrollit zyrtar, trupa inspektuese konstatoi se subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP), si dhe tregtonte produkte pa etiketë. Për këto shkelje, u vendos masa e bllokimit për një sasi produktesh të pasigurta, konkretisht:
• 1400 (një mijë e katërqind) kg krem gjalpi;
• 2415 (dy mijë e katërqind e pesëmbëdhjetë) kg moxarella;
• 90 (nëntëdhjetë) kg gjalpë i freskët lope;
• 100 (njëqind) kg gjizë;
• 18 (tetëmbëdhjetë) kg moxarella (kova).
Informojmë se për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është marrë masa administrative “Gjobë” në vlerën e 250.000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë, ndërsa produktet e pasigurta janë bllokuar me destinacion asgjësimin e tyre.
AKU garanton konsumatorët se do të vijojë kontrollet rigoroze në mbrojtje të shëndetit publik dhe inkurajon qytetarët që t’i drejtohen AKU-së në çdo rast që konstatojnë cenim të sigurisë ushqimore në emailin zyrtar info@aku.gov.al, si dhe në numrin e gjelbër 08007575.
Foto: AKU
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Edhe para postimit të Presidentit Trump në rrjetet sociale, Islamabadi kishte filluar të mbyllej. Klientëve në hotelin ku u zhvilluan bisedimet midis delegacioneve amerikane dhe iraniane fundjavën e kaluar iu tha se duhej të largoheshin.
Papa Leo thotë se nuk po kërkonte të debatonte me Donald Trump kur kritikoi "tiranët" për shpenzimin e miliarda dollarëve për luftëra në një fjalim më parë këtë javë.
Ishte pak pas mesnatës. Iryna Stetsenko kishte mbaruar së lyer thonjtë për dasmën e saj, hapi derën e ballkonit dhe po luftonte me nervat për të fjetur. Pastaj një "zhurmë" prishi qetësinë, thotë Iryna...
Është i vetmi jelek shpëtimi nga Titaniku që është shitur në ankand në 114 vjet që nga fundosja e anijes, duke dalë në ankand në Henry Aldridge & Son në Devizes, Wiltshire.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, stërvitja është realizuar në zona me terren të thyer, mjegull dhe temperatura të ulëta, duke synuar testimin e gatishmërisë operacionale.
Sali Berisha paralajmëroi se në protestën e radhës, dhuna do të jetë proporcionale, nisur nga ndërhyrja e ashpër që bëri policia në manifestimin e fundit të opozitës.
Nga ana tjetër, Kokalari ka reaguar publikisht në rrjetet sociale, duke deklaruar se nuk ka akuzuar asnjë person konkret dhe nuk ka bërë publik asnjë emër.
Kryeministri Edi Rama tha se “Paketa e Maleve” synon t’u japë mundësi qytetarëve të zhvillojnë pronat në zonat malore për agroturizëm dhe investime, duke zgjidhur problemet e pronësisë nga ligji 7501 përmes një procesi të kontrolluar nga bashkitë dhe shteti.
Komente (0)