Reshjet e shiut dhe të dëborës kanë përfshirë këtë të martë qarkun e Kukës, duke sjellë vështirësi të përkohshme në disa akse rrugore, por pa krijuar bllokime në qarkullim.
Gjatë orëve të mesditës, zona është përballur me reshje shiu të shoqëruara me erëra të forta, ndërsa në lartësitë malore kanë nisur reshjet e borës. Borë është regjistruar edhe në segmentin Fushë Dukagjin-Tuneli i Kalimashit, pjesë e Rruga e Kombit. Sipas autoriteteve, aksi vijon të jetë i qarkullueshëm dhe mjetet borëpastruese ndodhen në terren për kriposje dhe pastrim.
Ndërkohë, në aksin Dushaj-Lekbibaj në Tropojë janë shënuar rënie inertesh dhe gurësh si pasojë e reshjeve. Kompania mirëmbajtëse “Florida” ka ndërhyrë për pastrimin e segmentit, ndërsa qarkullimi nuk është ndërprerë.
Deri tani nuk raportohen problematika të tjera. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes, pasi në rrugët nacionale ka lagështi, ndërsa në zonat malore prezencë dëbore në disa segmente.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)