Reshje bore në veri e juglindje, ARRSH apel shoferëve për ngricat

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka pëditësuar të dhënat përsa i përket akseve rrugore në vend. Reshje bore ka pasur në veri dhe në juglindje, teksa problem kanë qenë ngricat.

18.02.2026. 10:20

Sipas ARRSH, gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut 🌨️reshje dëbore ka pasur vetëm në akset: 
Kukës-Krumë, Kukës-Shishtavec, K/Boboshticë-Dardhë.

"Temperaturat kanë qenë të ulëta, veçanërisht në zonat malore. Kontraktorët me mjete dhe punëtorë kanë bërë pastrimin e akseve nga dëbora si dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore", bën të ditur ARRSH.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)