Pas bllokimit të Librazhd-Prrenjas, dëmtohet dhe rruga e Lumit të Vlorës

Reshjet e shiut dhe rrëshqitjet e dherave kanë shkaktuar dëmtime dhe në aksin e Lumit të Vlorës.

22.02.2026. 14:45

Pas bllokimit të Librazhd-Prrenjas, dëmtohet dhe rruga e Lumit të Vlorës

Sikur të mos mjaftonte bllokimi i rrugës Librazhd-Prrenjas, një tjetër aks rrugor është dëmtuar në vend.

Bëhet fjalë për rrugën e Lumit të Vlorës, i cili është dëmtuar në një gjatësi rreth 30 metra në zonën që lidh Kuçin me Qeparoin.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se rruga është dëmtuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe rrëshqitjes së tokës nga ujëra nëntokësorë.

Punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e segmentit të dëmtuar.

Kujtojmë që dëmtimi i aksit Librazhd-Prrenjas një ditë më parë ka shkaktuar rradhë të mëdha në të dy anët e rrugës, teksa problematika ka pasur dhe në aksin alternativë Gramsh-Moglicë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)