“Rrëshqitja e tokës nuk lidhet me marrjen e inerteve nga lumi Shkumbin”, situata në aksin Librazhd-Pogradec

Deklarata nga drejtori i Autoritetit Rrugor, Ami Kozeli. Situata po monitorohet dhe do të ndërmerren të gjitha masat për rikonstruksionin e segmentit të prekur.

22.02.2026. 20:25

“Rrëshqitja e tokës nuk lidhet me marrjen e inerteve nga lumi Shkumbin”, situata në aksin Librazhd-Pogradec

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli ka sqaruar se rrëshqitja masive e tokës që shkaktoi dëmtime në segmentin rrugor Librazhd-Pogradec nuk ka lidhje me përdorimin e lumit Shkumbin për nxjerrjen e inerteve nga kompania kontraktore.

Sipas Kozelit, verifikimi i dokumentacionit dhe lejeve përkatëse tregon se dëmtimi i rrugës ka burime të tjera, duke përjashtuar çdo lidhje me aktivitetin e nxjerrjes së materialeve në lumë. Autoriteti Rrugor siguron se situata po monitorohet dhe do të ndërmerren të gjitha masat për rikonstruksionin e segmentit të prekur.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)