Rruga Librazhd- Pogradec nuk hapet, ARRSH me njoftim zyrtar

Dhe pse hapja e rrugës Librazhd- Pogradec ishte programuar për këtë të hënë, ARRSH njofton se rruga nuk do të hapet, pasi sërish janë shfaqur probleme në zonën e Arrat e Gurrës.

23.02.2026. 12:46

Rruga Librazhd- Pogradec nuk hapet, ARRSH me njoftim zyrtar

Dhe pse hapja e rrugës Librazhd- Pogradec ishte programuar për këtë të hënë, ARRSH njofton se rruga nuk do të hapet, pasi sërish janë shfaqur probleme në zonën e Arrat e Gurrës.

NJOFTIMI I ARRSH

Qarkullimi do të vazhdojë të jetë i bllokuar në segmentin rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, pjesë e aksit Librazhd-Pogradec. Ky segment, i cili pritej të hapej mesditën e sotme, ka pësuar rrëshqitje masive toke, duke e bërë qarkullimin të pakalueshëm. Për arsye sigurie janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve. Aktualisht po kryhet një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje. Ndërkohë specialistët në terren po shohim mundësinë e lëvizjes vetëm për mjete e vogla dhe të emergjencave në një rrugë në zonën përreth. ARRSH, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve, sugjeron përdorimin e akseve alternative si më poshtë:

Për autoveturat: ✓ Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan ✓ Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë

Për mjetet e tonazhit të rëndë: ✓ Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit

Duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë banorëve të zonës, ju lutemi të ndiqni me kujdes sinjalistikën rrugore si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)