Dëmi ekonomik i bllokimit të "Librazhd- Pogradec", drejtori i Doganave: Kamionët kalojnë nga...

Krahas devijimit të rrugës për transportin e përditshëm rrugor, drejtori i Doganave Besmir Beja bëri të ditur dhe masat që janë marrë për aktivitetin tregtar, që paralizohet për shkak të bllokimit të rrugës Librazhd-Pogradec.

24.02.2026. 19:42

Dëmi ekonomik i bllokimit të "Librazhd- Pogradec", drejtori i Doganave: Kamionët kalojnë nga...

Krahas devijimit të rrugës për transportin e përditshëm rrugor, drejtori i Doganave Besmir Beja bëri të ditur dhe masat që janë marrë për aktivitetin tregtar, që paralizohet për shkak të bllokimit të rrugës Librazhd-Pogradec.

"Që në momentin e krijimit të situatës, strukturat doganore kanë trajtuar me prioritet shqetësimin e bizneseve dhe pezullimin e përkohshëm të lëvizjes së mallrave dhe udhëtarëve. Për të shmangur pengesat në procedurat doganore, janë orientuar alternativa të reja lëvizjeje përmes pikave kufitare: Bllatë (Dibër), për mallrat që hyjnë nga Republika e Maqedonisë së Veriut apo përmes saj; Kakavijë, për mallrat që hyjnë nga Greqia apo përmes saj. Janë ndërmarrë masa për përforcimin e kapaciteteve logjistike dhe shtimin e personelit në degët kufitare Bllatë dhe Kakavijë, me qëllim përballimin e fluksit të shtuar dhe përshpejtimin e procedurave, deri në normalizimin e situatës rrugore", tha Beja.

Ai shpjegoi dhe se çfarë do të ndodhë me trajlerat që kanë hyrë nga Qafë Thana dhe që kanë mbetur të bllokuar. 

"Sa i përket mallrave që kanë hyrë tashmë në territorin doganor shqiptar përmes Qafë-Thanës dhe ndodhen në aksin e bllokuar apo në ambientet doganore, zgjidhja teknike e ofruar është përdorimi i regjimit të Transitit të Jashtëm (T1), sipas Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë. Ky regjim lejon tranzitimin e mallrave nga një pikë doganore në një tjetër, përmes një territori jashtë territorit doganor shqiptar. Konkretisht, operatorët duhet të depozitojnë deklaratën doganore T1 në degën doganore Qafë-Thanë, me destinacion Bllatën (Dibër), si dhe të hartojnë një dokument transporti (CMR) për itinerarin e ri", theksoi ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)