Kamionët e bllokuar në Librazhd do të kalojnë nga Maqedonia e Veriut

Policia e Korçës bën me dije se kamionët e bllokuar prej disa ditësh në aksin rrugor Librazhd- Pogradec do të kalojnë nga Maqedonia e Veriut për në pikën kufitare të Bllatës për të vijuar destinacionin e tyre.

25.02.2026. 12:59

"Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar nëpërmjet Qendrës së Shkëmbimit të Informacionit, se prej orës 10.00, të ditës së sotme, kanë lejuar lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) për në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, në territorin e Maqedonisë së Veriut. Kamionët do të lejohen me të njëjtën tranzit dhe dokumentacion, gjithashtu edhe ato mjete që janë zhdoganuar do të lejohen të kalojnë dhe në rast se kanë të dëmtuar plumbosjen, do të ripajisen me të reja", thotë policia.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)