“Dënimi i fshehur”, ILD nis hetim disiplinor për Irena Gjokën

ILD konfirmon se ka nisur hetimin disiplinor në lidhje me gjyqtaren Irena Gjoka në lidhje me dënimin e fshehur në Greqi për falsifikim dokumentesh.

25.02.2026. 17:14

“Dënimi i fshehur”, ILD nis hetim disiplinor për Irena Gjokën

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetim disiplinor ndaj gjyqtares së Posaçme, Irena Gjoka, pas dyshimeve se ka fshehur një dënim penal të dhënë në Greqi për përdorim të një vize të falsifikuar.

Në një shkresë zyrtare të firmosur nga kryeinspektori Artur Metani, në përgjigje të një ankese të paraqitur nga avokatja Ardiana Kalaja, thuhet se pas shqyrtimit paraprak janë konstatuar “dyshime të arsyeshme” se magjistratja mund të ketë kryer veprime ose mosveprime që përbëjnë shkelje disiplinore.

Për këtë arsye, ILD ka vendosur nisjen e hetimit disiplinor, me iniciativë dhe mbi bazën e ankesës së depozituar.

Pas verifikimeve të thelluara, Prokuroria e Përgjithshme i ka përcjellë Këshilli i Lartë Gjyqësor rezultatet e hetimit administrativ, nga të cilat rezulton se gjyqtarja Gjoka është dënuar në Greqi me burgim dhe gjobë për përdorim të një vize të falsifikuar.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar një procedim penal për veprën e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit, por deri më tani nuk ka një vendimmarrje përfundimtare mbi çështjen.

Irena Gjoka është një nga gjyqtaret e Gjykatës së Posaçme që ka në dorë disa nga dosjet më të rëndësishme të momentit përfshi këtu atë për kreun e opozitës Sali Berisha dhe ish ministrin Fatmir Mediu.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)