Homeland Justice ka sulmua faqen e administratës së Kuvendit të Shqipërisë, në sistemin IT. Vetë punonjësit e administratës dhe deputetët nuk kanë pasur akses në kompjutera dhe adresat e emailit.
“Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice. Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni. A i keni strehuar vërtetë ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të sigurohemi që kjo turp të mbetet me ju përgjithmonë”, thuhet në faqen zyrtare të Homeland Justice në Telegram.
Disa deputetëve u është dërguar në adresat e tyre të email-it një njoftim që u kërkohet të mos klikojnë link-et ose skedarët bashkangjitur, pasi sipas tyre përbëjnë rrezik.
“Ky email vjen nga jashtë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Ju lutemi, mos i klikoni link-et ose skedarët bashkangjitur, përveç rasteve kur e njihni burimin e emailit dhe e dini që përmbajtja është e sigurt”, thuhet në mesazh.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)