Zjarr në Pogradec, digjet sipërfaqja e mbjellë me gështenja

Një masiv me gështenja është përfshirë nga flakët në Leshnicë të Pogradecit. Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.

10.03.2026. 16:27

Zjarr në Pogradec, digjet sipërfaqja e mbjellë me gështenja

Një vatër zjarri është regjistruar mesditën e së martës në një zonë pyjore në fshatin Leshnicë të Pogradecit.

Sipas dëshmive flakët kanë përfshirë një zonë të mbjellë me gështjenja dhe raportohet se zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Dëmet raportohet të jenë të mëdha, teksa ende nuk dihen shkaqet sesi ka nisur ky zjarr.

Zjarrfikësit, policia dhe banorët ndodhen në vendngjarje dhe po përpiqen të venë flakët në kontroll, por terreni i thyer e bënë shumë të vështirë ndërhyrjen me mjete.

Momentalisht, nuk ka rrezik që flakët t’u afrohen pranë banesave, por situata paraqitet kritike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)