Hakerat marrin e-mailet e deputetëve, Kuvendi reagon për sulmin kibernetik nga “Homeland Justice”
Kuvendi i Shqipërisë ka pranuar sulmin kibernetik duke informuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, është konstatuar një akses i paautorizuar në infrastrukturën IT të institucionit. Sakaq grupi "Homeland Justice" pretendon se ka akses në e-mailet e disa deputetëve shqiptarë.
Një sulm kibernetik ka goditur infrastrukturën IT të administratës së Kuvendit të Shqipërisë, duke shkaktuar probleme në aksesin e punonjësve dhe deputetëve në kompjuterat dhe adresat e tyre të e-mailit.
Grupi i hakerave “Homeland Justice” ka marrë përsipër sulmin, duke publikuar një mesazh në kanalin e tyre në Telegram. Në deklaratën e publikuar, ata pretendojnë se kanë siguruar komunikimet e disa deputetëve.
“Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice. Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni. A i keni strehuar vërtetë ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të sigurohemi që ky turp të mbetet me ju përgjithmonë”, thuhet në faqen zyrtare të Homeland Justice në Telegram.
Ndërkohë, disa deputetë kanë marrë në adresat e tyre të e-mail-it një njoftim paralajmërues, ku u kërkohet të tregojnë kujdes ndaj mesazheve të dyshimta.
Homeland Justice ka sulmua faqen e administratës së Kuvendit të Shqipërisë, në sistemin IT. Vetë punonjësit e administratës dhe deputetët nuk kanë pasur akses në kompjutera dhe adresat e emailit.
“Ky e-mail vjen nga jashtë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Ju lutemi, mos i klikoni link-et ose skedarët bashkangjitur, përveç rasteve kur e njihni burimin e emailit dhe e dini që përmbajtja është e sigurt”, thuhet në mesazh.
Për sulmin kibernetik ka reaguar edhe Kuvendi i Shqipërisë, i cili ka konfirmuar se është konstatuar një akses i paautorizuar në sistemet e institucionit.
“Në përgjigje të interesimit të medias, Kuvendi i Shqipërisë informon se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, është konstatuar një akses i paautorizuar në infrastrukturën IT të institucionit. Gjatë verifikimeve është vënë re fshirja e një pjese të informacionit në disa llogari përdoruesish të punonjësve të administratës. Vlerësimi paraprak teknik tregon se mund të bëhet fjalë për një sulm të sofistikuar kibernetik, i cili ka pasur si synim fshirjen e të dhënave dhe cenimin e disa sistemeve të brendshme. Nga analizat e para rezulton se infrastruktura kryesore e punës nuk është prekur. Faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë dhe sistemet e tjera që mbështesin funksionimin e institucionit vijojnë të funksionojnë normalisht. Menjëherë pas konstatimit të incidentit janë marrë masa për izolimin e trafikut të dyshimtë dhe për neutralizimin e sulmit. Ndërkohë, ekipet teknike po punojnë për rikuperimin e të dhënave të fshira në llogaritë e përdoruesve”, thuhet në reagimin zyrtar.
Institucioni bën të ditur gjithashtu se për menaxhimin e situatës është ngritur një grup i përbashkët teknik dhe hetimor, me përfshirjen e institucioneve përgjegjëse për sigurinë kibernetike.
“Për këtë situatë është ngritur një skuadër e përbashkët teknike dhe hetimore që po punon për analizimin e plotë të incidentit, identifikimin e burimit të sulmit dhe rikthimin e të dhënave të prekura. Në këtë proces Kuvendi i Shqipërisë po bashkëpunon ngushtë me institucionet përgjegjëse për sigurinë kibernetike, përfshirë Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), Drejtorinë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit dhe Komandën Kibernetike në Ministrinë e Mbrojtjes. Gjithashtu, gjatë këtyre orëve është ofruar mbështetje teknike edhe nga partnerët ndërkombëtarë, me të cilët po vijon komunikimi për vlerësimin e situatës dhe hapat e mëtejshëm”, përfundon njoftimi i Kuvendit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
FBI po heton për terrorizëm një tentativë për sulm me pajisje shpërthyese artizanale pranë rezidencës së kreut të Bashkisë së Nju Jorkut, Mamdani, ku dy të rinj u arrestuan.
Strehëzat e kafshëve në Dubai janë nën presion financiar dhe nuk mund të strehojnë më kafshë shtëpiake. Disa veterinarë madje detyrohen të eutanizojnë kafshët pasi pronarët nuk duan të përballojnë kostot e zhvendosjes.
Sipas policisë, një grua rreth të 30-ave ndaloi me makinë përpara banesës së këngëtares dhe qëlloi shtatë herë drejt pronës para se të largohej me shpejtësi.
37-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Posaçme me 9 vjet e 4 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Kjo strukturë do të monitorojë marzhet e fitimit në të gjithë zinxhirin e tregtimit, nga importi deri te shitja me pakicë, për të shmangur rritjet abuzive të çmimeve.
Dy shtetase rumune janë arrestuar në Fier nën akuzën e prostitucionit. Vajzat kishin marrë me qira një banesë ku ushtronin aktivitetin e jashtëligjshëm.
Sipas Konfindustrisë, çmimi i naftës në tregun vendas po i afrohet kufirit të 200 lekëve për litër dhe ekziston rreziku që të kalojë nivelin e 250 lekëve
Gjykata e Fierit ka dënuar me nga 20 vite burg dy persona të cilët 6 vite më parë do të kryenin një vrasje për hakmarrje. Objektivi i atentatit në atë kohë mbeti i plagosur rëndë.
Komente (0)